Banja në Vardar është e ndaluar, por kjo nuk vlen për romët e vegjël…(VIDEO)

Në vend se të përgatiten për ditën e parë shkollore, disa fëmijë romë, për çdo ditë kohën e kalojnë duke i “zbavitur” turistët dhe qytetarët e Shkupit. Derisa disa nga romët e vegjël këndojnë dhe vallëzojnë mbi Urën e Gurit, një grup tjetër i fëmijëve freskohen në ujërat e ndotura të Vardarit, shkruan Civilalb.info.

Për dallim nga disa pishina në Maqedoni, para të cilave nuk shkruan se hyrja për Romët është e ndaluar, ndërsa para kamerës së CIVIL Media, disa Romë dëshmuan se hyrja për ata ka qenë e ndaluar për shkak të ngjyrës së lëkurës, autoritetet  e qyetetit në Shkup, së paku kanë vendosur tabelë me mbishkrim “ndalohet banja” në lumin Vardar. Për të gjithë. Edhe për romët e vegjël…

Megjithatë, kush do të jetëp përgjegjës nëse fëmijëve “zbavitës# u ndodh diçka? Prindërit, qendrat për punë sociale, kujdestarët, policia, Qyteti i Shkupit…Shoqëria e cila vlon nga diskriminimi? Vardari i baltosur:

Teksti dhe kamera: Dehran Muratov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button