Aktakuzë për gjinekologun i cili ka gënjyer pacienten se është shtatzënë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër mjekut gjinekolog Nikolla Damçevski, i cili, siç thuhet në kumtesë, nga periudha prej në shtator të vitit 2015 deri në prill të vitit 2016  ka prezantuar gjendje shtatzënie të simuluar e të rreme të një gruaje e cila më parë ka pasur pllenim biologjik të asistuar, njofton Portalb.mk.

Mjeku akuzohet se ka kryer vepër penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve nga neni 217 paragrafi 1 me nenin 207 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe vepër penale falsifikim të dokumenteve nga neni 378 paragrafi 3 me nenin 45 të Kodit Penal.

Nga PTHP-ja shpjegojnë se mjeku edhe pse e ka ditur se gruaja nuk është shtatzënë, ndaj saj ka kryer kontrolle të rregullta gjinekologjike me aparat për eho, ka bërë inçizime të rrejshme të fetusit, ka prezantuar të dhëna të rrejshme për rrahjen e zemrës, e ka matur gjatësinë dhe peshën e fetusit, ka përcaktuar gjininë e fetusit, ka bërë edhe raport me shkrim rreth shtatzënisë, si dhe ka bërë edhe termin për datën e lindjes. Para ditës kur u bë marrëveshja për gjoja se do lindë, i dyshuari ia zbuloi së pari shtatzëninë e rreme bashkëshortit të gruas dhe pastaj gruas.

Rastin e ka zbardhur NOVA, pas të cilave arritën edhe një numër i madh i dëshmive edhe nga gratë tjera “viktima” të gjinekologut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button