SPGPM: Gazetarët pa punësime të përhershme, me paga më të ulëta nga ato mesatare në shtet

Pothuajse 45 për qind e gazetarëve të Maqedonisë kanë pagë më të ulët nga mesatarja shtetërore që arrin 22.808 denarë, ndërsa 85 për qind marrin pagë më të vogël nga vlera e shportës konsumatore.
Këtë e tregoi anketa e re e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medialë (SPGPM), të zbatuar në korrik dhe në gusht të këtij viti.

Hulumtimi i SPGPM jep përgjigje dhe për çështjen sa nga gazetarët tani kanë vend pune të garantuar, ndërsa sa janë të angazhuar në kohë të caktuar apo janë honorarë.

“Të dhënat janë shqetësuese, sepse më shumë se gjysma apo rreth 54 për qind nga punonjësit medialë dhe gazetarët nuk janë të punësuar vazhdimisht, gjegjësisht nuk kanë marrëveshje në kohë të pacaktuar edhe atë, 35 për qind janë në caktuar, ndërsa 19 për qind janë të angazhuar honorarë, që do të thotë se çdo i pesti i punësuar në media mund të largohet nga puna në çdo moment”, thekson SPGPM në kumtesë.

Sipas analizës, puna në portale për gazetarët dhe punonjësit medialë është më e pasigurt dhe më pak e paguar. Hulumtimi i plotë është i qasshëm në këtë LINK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button