Hapet Festivali i 74 i filmit në Venedik

Me projeksionin e dramës fantashkencë “Zvogëlimi” të Aleksander Pejn në të cilën rolin kryesor e ka Met Dejmon, mbrëmë filloi Festivali i 74-ët i filmit në Venedik.

Në “Mostrën” e sivjetme në Venecie për çmimin kryesor “Luani i artë” garojnë 21 filma. “Luani i artë” do të dorëzohet në ceremoninë solemne më 9 shtator.

Gjithsej do të shfaqen 71 realizime të filmave, prej bllokut hollivudian basterë deri tek dokumentarët siç është filmi i artistit kinez, Ai Veivej për krizën globale të refugjatëve.

Në mesin e yjeve të cilat do të paraqiten sivjet në tapetin e kuq në Venecie do të jenë edhe Xhorxh Kluni, Xhulien Mur, Havier Barden, Penelope Kruz dhe Robert Retfordf.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button