Këshilli i Prokurorëve sot vendos për dorëheqjen e Anevskit

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, të martën ka dhënë dorëheqje nga funksioni pas të cilit njoftoi se sot, e enjte nga anëtarët e Këshillit do të vendoset se a i pranohet e njëjta, apo jo, njofton Portalb.mk.

Anevski ka dhënë dorëheqje vetëm nga funksioni i kryetarit, por edhe më tej mbetet anëtar i Këshillit.

“Anëtarët e Këshillit do të vendosin për dorëheqjen time të enjten. A do ta pranojnë apo jo, ai është vendim i tyre. Pavarësisht vendimit, edhe më tej ngelem në funksionin e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publik sepse jam zgjedhur nga Prokuroria Publike Manastir dhe do të vazhdoj me atë funksion më 1 shtator nëse pranohet dorëheqja ime”, tha Anevski pas dorëheqjes.

Petar Anevski ishte zgjedhur për kryetar të Këshillit të Prokurorëve Publik më 30 qershor të vitit 2014. Në krye të Këshillit erdhi nga Prokuroria e Lartë në Manastir.

Sipas Ligjit për Këshill të Prokurorëve Publik të RM-së, kryetari i Këshillit zgjidhet nga anëtarët e Këshillit. Nga radhët e prokurorëve të zgjedhur publik, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm me votim të fshehtë. Këshilli i prokurorëve publik, në pajtim me ligjin, duhet të numërojë 11 anëtarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button