Musliu: E bukur ndjenja të jesh në mesin e më të mirëve

Debituesi në kombëtaren e Maqedonisë në futboll, Visar Musliu me optimizëm i pret duelet e ardhshme të kualifikimeve me Izraelin dhe me Shqipërinë. Ai është i lumtur që mori ftesë prej trajnerit Igor Angellovski të jetë pjesë e përbërjes nacionale të seniorëve.

“Është e bukur ndjenja të trajnohet me skuadrën A të Maqedonisë. Është duke u punuar mirë edhe në atmosferë pozitive. Pres të arrijmë rezultate të mira edhe në dy duelet të cilat na presin. Nëse e fitoj mundësinë për të luajtur do të jap gjithçka nga vetja. Shpresoj për tri pikë dhe përafrimin e tabelës ndaj rivalëve tanë të ardhshëm në grup”, deklaroi 22-vjeçari Musliu i cili ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Maqedonisë që luajti në KE në Poloni.

Ekspedita e Maqedonisë sot paradite do të niset drejt Izraelit ku më 2 shtator në Haifa do ta zhvillojë ndeshjen me mikërpitësin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button