Rrezik nga shpërthimi në impiantin e përmbytur kimik në Teksas

Në impiantin kimik të kompanisë “Arkema” në Krozbi, Teksas, mund të ndodhë shpërthim pasi që ai mbeti pa energji elektrike pas përmbytjeve të shkaktuara nga uragani “Harvi”, kumtuan autoritetet lokale.

“Arkema” kumtoi se janë evakuuar një numër i vogël i punëtorëve të mbetur nga impianti në Krozbi, i cili ndodhet rreth 32 kilometra në verilindje të Hjustonit.

Shërbimi zjarrfikës në qarkun Haris u ka urdhëruar banorëve që jetojnë në rreze prej 2,4 kilometrave rreth impiantit që të evakuohen.

Kompania kumtoi se të hënën mbi objektin kanë rënë 101,6 centimetra shi. Ky impiant prodhon kimikate, të cilat duhen të ruhen në temperatura të ulëta. Për shkak të vërshimeve, depot kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa gjeneratorët janë në defekt.

“Temperaturat e rritura në depo do të mund të sjellin reagime kimike, të cilat do të shkaktonin zjarr ose shpërthim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button