Zaev: Qeveria do të vazhdojë me mbështetjen e programeve për kontroll dhe preventivë nga HIV-i

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot priti delegacionin nga sektori qytetar, i përfaqësuar nga përfaqësues të organizatave “HOPS”, “H.E.R.A.”, “Platforma për qëndrueshmëri të serviseve për preventivë dhe mbështetje për HIV”, dhe “Së bashku më të fuqishëm”, të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale, i zbatojnë programet për kontroll dhe preventivë nga HIV-i në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, kryeminsitri Zaev u informua për aktivitetet nga ky program, të cilat rezultuan me faktin se Republika e Maqedonisë është vend me shkallë më të ulët të bartësve të HIV-it në rajon.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, organizatat qytetare të cilat i zbatojnë këto programe e njoftuan kryeministrin Zaev edhe me obligimin që Republika e Maqedonisë duhet ta ndërmarrë rreth financimit të këtyre aksioneve duke pasur parasysh faktin se, sipas standardeve të Fondit global për luftë kundër HIV/SIDA, shteti ynë bën pjesë në vendet e zhvilluara mesatarisht, të cilat për financimin e mbështetjes për aksionet e organizatave qytetare duhet të gjejë zgjidhje në suaza të programeve të ministrive kompetente.

Kryeministri Zaev, siç ceket, ka shprehur mbështetje të plotë për punën e organizatave qytetare të përfshira në këtë program, dhe bindje se Ministria e Shëndetësisë dhe MPPS do ta ndërmarrin obligimin për mbështetjen e tyre.

Zaev ka theksuar se do tëp angazhohet që këto programe të inkurajohen edhe në nivel lokal dhe të krijohet regjistër i organizatave nga sektori qytetar që i zbatojnë këto aksione drejt të cilave duhet të arrijnë mjetet financiare me dinamikë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button