SHBA-ja teston zbulim të raketave balistike në afërsi të Havait

Një ditë pasi Koreja Veriore lansoi raketë, e cila fluturoi mbi Japoninë Veriore, ushtria amerikane zbatoi testim për zbulim të raketave balistike, njoftoi sot Agjencia amerikane për mbrojtje raketore.

Testimi është mbajtur në afërsi të bazës ushtarake amerikane në Ishujt e Havai. Në kumtesën e Agjencisë theksohet se SHBA-ja nga anija ushtarake Xhon Pol Xhons me sukses ka hasur raketa balistike me rreze të mesme të veprimit.

Sipas drejtorit të agjencisë, gjeneral nënkolonelit Sem Grejvs, testi paraqet “kthesë kyçe”.

“SHBA-ja do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e teknologjive raketore të mbrojtjes që të jenë të përgatitur për kërcënime nga të gjitha llojet”, deklaroi Grejvs.

Të martën në mëngjes Koreja Veriore lansoi raketë e cila fluturoi mbi pjesën veriore të Japonisë dhe u rrëzua në ujërat e Oqeanit të Qetë në afërsi të ishullit Hokaido.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button