Zvicra dhe Maqedonia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot zhvilloi takim pune me Klif Hamer, këshilltar rajonal i infrastrukturës dhe mjedisit jetësor pranë ambasadës së Zvicrës.

Në këtë takim, siç kumtuan nga Ministria e Ambientit të jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e deritashëm të të dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.[

“Në bisedime theks i veçantë u vu në projektet e përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe ujërave, të cilat në vitet e kaluara me sukses u realizuan dhe sollën rezultate të dukshme. Bisedimet u zhvilluan edhe në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit përmes financimit të projekteve të reja nga Konfederata zvicerane si dhe bashkëpunimit në fusha tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button