Zaev në takim me Xheneral Elektriks: pritje për bashkëpunim të rritur me Qeverinë

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot realizuan takim me drejtorin e përgjithshëm të Xheneral Elektriks për Evropën Juglindore, Gaetano Masara, ku bashkarisht u konstatua se është përmirësuar biznes klima në shtet.

Nga ana e përfaqësuesve të Xheneral Elektriks është shprehur pritje për bashkëpunim të rritur në të ardhmen me Qeverinë dhe u potencua se ekziston interes i madh për investime në energjetikë. Janë shprehur edhe pritje pozitive lidhur me iniciativën për ligj të ri për energjetikë, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Kryeministri Zaev, siç thuhet, theksoi se Qeveria intensivisht punon në vendosjen e biznes klimës investuese stabile, e cila do të garantojë siguri dhe stabilitet të investimeve të huaja. Kryeministri i potencoi si shumë të rëndësishme investimet kapitale që shteti planifikon t’i zbatojë në sektorin energjetik, me qëllim që të zvogëlohet varësia energjetike e shtetit përmes rritjes së prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike për çka do të shfrytëzohen të gjitha potencialet e vendit.

Në takimin u potencua se bashkëpunimi në të ardhmen do të intesifikohet dhe se në vend po ndjehen kushte dhe biznes klimë e përmirësuar si parakusht i rëndësishëm i tipit të tillë të bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button