Tetovë, Arifi u takua me ministren Deskoska: shkolla fillore “LIRIA” do ti nënshtrohet fazës së dytë të rikonstruimit

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot u takua me ministren e Arsimit, Renata Deskoska, me të cilën kanë biseduar për sfidat në sistemin arsimor, për infrastrukturat shkollore, për një transformim të kuadrit arsimor, etj.

Me këtë rast, Arifi me ministren Deskoska, kanë arritur marrëveshje për investime kapitale në komunën e Tetovës, duke filluar nga shkolla fillore “Liria”.

“Me ministren e Arsimit dhe Shkencës biseduam për sfidat në sistemin arsimor që na presin. Për punën intenzive që kemi bërë në infrastrukturën shkollore, për një transformim rrënjësorë për sa i takon përzgjedhjes së kuadrit arsimorë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, instalimi i kriterit të meritokracisë në fazën e regjistrimeve të nxënësve të shkollat e mesme”, tha Arifi.

Komuna e Tetovës, shtoi ajo, sigurisht që do të jetë në agjendën qeveritare të investimeve kapitale dhe këtu normalisht nuk bën përjashtim edhe segmenti arsimor.

“Falenderoj ministren për vullnetin e treguar dhe angazhimin e saj, sidomos për përkrahjen dhe mirëkuptimin e treguar për ta ndihmuar Tetovën me investime konkrete, siç është investimi në shkollën fillore ‘LIRIA’. Punimet atje shkojnë drejtë përfundimit dhe me investimin në nyjet sanitare, rekonstruksionin e pullazit, punimet rrumbullaksohen për sa i takon një optimumi për fillimin e vitit shkollor”, tha Arifi.

Ndryshe shkolla fillore “LIRIA”, tha Arifi, do t’i nënshtrohet edhe fazës së dytë të rekonstruimit me mjetet që janë planifikuar nga buxheti vetanak i Komunës së Tetovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button