Maqedoni, janë lënduar rëndë dy persona në një aksident trafiku

N.C (23) nga fshati Malovishte dhe M.P (55) nga Manastiri janë lënduar rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 14:50 në rrugën magjistrale Manastir-Resnjë.

Duke drejtuar “Hjundai Poni” me targa të Manastirit N.C e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, ka kaluar në anën e kundërt dhe ka dalë nga rruga. Përveç tij, lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bashkudhëtari M.P.

Të dy janë mbajtur për mjekim në Spitalin Klinik në Manastir. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button