Bekteshi: Deri më 1 tetor duhet të përfundojë adaptimi i numëruesve të rrymës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se deri më 1 tetor duhet të përfundojë adaptimi i numëruesve në amvisëritë në mënyrë që të mund të fillojë tarifa e lirë ditore.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonië, minsitri Bekteshi tha se parimisht ky proces duhet të përfundojë deri më 1 tetor.

Lidhur me minierat Illovicë dhe Kazandoll, minsitri Bekteshi theksoi se çdoherë prioritet i Qeverisë do të jetë interesi i qytetarëve.

“Si Qeveri çdoherë do të ejtë prioritet për ne interesi i qytetarëve dhe ajo do të mbetet ashtu derisa unë udhëheq me Minsitrinë e Ekonomisë”, potencoi bekteshi, duke shtuar se lejet për koncesion jepen në bazë të mendimit të fituar paraprakisht nga të gjitha institucionet kompetente dhe se pa mendim pozitiv nga komunat, Minsitria e Ekonomisë nuk jep leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button