Poeti afrikan Mongane Wally Serote, laureat i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë

Laureati i sivjetëm i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë është poeti nga Afrika e Jugut, Mongane Wally Serote. Ndërkaq, poeti francez Fransoa Ksavie Megr, është fitues i çmimit të UNESCO-së, u bë e ditur nga drejtoria e MSP.

Poashtu është bërë e ditur se ushtrues detyre e drejtorit të MSP është emruar Violeta Dishlieska, që është risia e MSP. 

Këto njoftime i bëri të ditura ministresha e kulturës, Elizabete Kançeska Mileska, në press konferencën e sajë, duke dhëne edhe arsyetimet e duhura për fituesit e çmimeve më prestigjioze të këtij manifestimi ndërkombëtar poetik.

Duke arsyetuar ndarjen e çmimeve të MSP, ministresha mes tjerash ka theksuar: “ Më lejoni që për kënaqësinë time, sivjet ndër shumë poet konkurues që e njohin Strugën si shtëpi të tyre, do ti bashkangjitet edhe laureate i sivjetëm Mongane Wally Serote, zëri poetik i të cilit na vjen nga Republika e largët Jugafrikane, ndërsa çmimi i UNESCO-së, sivjet i takoi poetit të ri frnacez Fransoa Ksavie Megr. Këta autor do të jenë pjesë e “kantierit” të madh ndërtimor të Strugës, ashtu  siç e quan manifestimin e MSP, poeti i madh francez Zhak Gorshon, dhe së bashku me poetët tjerë, do të përcjellin botës mesazhe miqësie në të gjitha gjuhët dhe alfabetet e botës”.

Një ditë më parë, është emëruar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së MSP, e cila sipas vlerësimit të ministreshës është Violeta Dishlieska, e punësuar në këtë institucion. Ajo do të ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e drejtorit në bazë të konkursit të shpallur, që zgjatë 8 ditë nga dita e shpalljes, pasi që konkursi i parë nuk dhe rezultatet e pritura, ngjashëm me zgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të festivalit Vera e Ohrit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button