VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Taravari

VMRO-DPMNE edhe sot kërkoi që kompetentët të ndërmarrin përgjegjësi për, siç thonë nga partia, numrin e madh të rasteve të vdekjes tek fëmijët dhe foshnjet në dhjetë ditët e fundit.

“Kjo është java më tragjike në historinë e shëndetësisë së Maqedonisë. Tetë jetë fëmijësh u shuan për shkak të paaftësisë dhe kaosit që e bëri LSDM dhe Taravari”, tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE, e cila kërkoi edhe përgjigje nëse janë të vërteta informatat e djeshme për rastin në të cilin një foshnje ka vdekur gjatë transportit nga Ohri drejt Shkupit.

Nga partia konsiderojnë se “shëndetësia është në kaos dhe se për atë janë fajtorë ministri Arben Taravari, kryeminsitri Zoran Zaev dhe”, siç thonë,”të dëgjueshmit e tyre partiak”.

Për VMRO-DPMNE-në, kontestuese është edhe ajo që “Taravari tërë javën nuk ka dalë në opinion për t’i thënë arsyet për gjendjet e këtilla dhe i ka mbuluar gjërat”. Kërkoi që ministri Taravari të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje.

LEXO: Klinika e Fëmijëve në Shkup sqarohet për rastin e vdekjes së foshnjës katërmuajshe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button