Një burrë dhe një grua në SHBA kanë vrarë një grua shtatzënë për t’ia marrë foshnjen

Një burrë dhe një grua të cilët kanë jetuar si çift i pakurorëzuar, janë të dyshuar nga policia në shtetin federal amerikan Dakota Veriore, për vrasjen e një gruaje shtatzënë për t’ia marrë foshnjen që ka mbajtur dhe ta tregojnë atë si fëmijën e vet.

Savana Lafonten-Grejvind (22) ka qenë shtatzënë në muajin e tetë, kur para tre javësh, policia ka marrë njoftim se është zhdukur.

Para dy ditësh, ndërkaq, trupi i saj i vdekur është zbuluar në shtratin e Lumit të Kuq, i mbështjellur në plastikë.

Sipas mediumeve amerikane të cilat i kiushtojnë vëmendje të madhe rastit, policia lokale nga qyteti Fargo, vdekjen e Lafonten-Grejvind e ka shënuar si vrasje, ndërkaq çifti i pakurorëzuar- burri 32-vejçar dhe gruaja 38-vjeçare, janë arrestuar dhe janë mbajtur në paraburgim.

Mediumet lajmërojnë se në rrjedhën e deritnaishme të hetimit, ata hapin versione të ndryshme për atë se si ka ngjarë që të kujdesen për foshnjen e lindur shëndoshë, pasi që tani gruaja e re e vrarë, ka qenë në banesën e tyre, në ditën kur është paraqitur zhdukja e saj.

Policia beson se foshnja është vajza e Lafonten-Grejvind, por autoritetet ende nuk i kanë marrë rezultatet nga testi i ADN-së.

Gruaja e dyshuar është mbrojtur se e ka thirrë Lafonten-Grejvind në banesë vetëm për ta informuar se si të lindë, por burri i arrestuar dhe partneri i saj u ka deklaruar inspektorëve policor se kur është kthyer nga puna, e ka parë partneren e vet se si e pastron banjon nga gjaku.

Burime të policisë kanë thënë për gazetat lokale se beson që bëhet fjalë për vrasje të dhunshme, por ende nuk mund të konstatojnë se si foshnja është gjetur në banesën e dy të arrestuarve.

Burri dhe gruaja përveç që janë akuzuar për vrasje, mund të akuzohen edhe për rrëmbim dhe gënjim gjatgë hetimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button