Osmani: Shkupi edhe Athina kohët e fundit po japin sinjale të qarta se ndryshojnë pat-pozicionin e deritashëm politik

“Shkupi, edhe Athina, kohët e fundit po japin sinjale të qarta se kanë ndërmend të ndryshojnë pat-pozicionin e deritashëm politik dhe të punojnë për ndërtimin e mirëbesimit midis dy shoqërive”, shprehet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në një intervistë të dhënë sot për gazetën greke “Efimerida”.

Sipas tij  ndërtimi i shkallës më të lartë të mirëbesimit është segmenti kyç në politikë që si i tillë mund të influencojë ndryshimin e kursit në marrëdhëniet maqedonaso-greke

“Në këtë rrafsh, pres hapa konkretë nga të dyja vendet pikërisht për forcimin e mirëbesimit. Personalisht çmoj se kjo do të rezultojë edhe me një përparim në integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, madje edhe para se të mbyllim përfundimisht kontestin rreth emrit kushtetues të vendit tone”, thotë Osmani në intervistën për gazetën greke”.

Lidhur me qasjen e Qeverisë për zgjidhjen e kontekstit me emrin Osmani  thekson se ata janë të përkushtuar për vendosjen e një klime të re në marrëdhëniet me fqinjët dhe për këtë  ka sinjale se tani ka një klimë të re që mundëson zgjidhjen më të lehtë të këtij kontesti me fqinjin tonë Greqinë.

Lidhur me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit, Osmani shprehet se ato  tashmë kanë tejkaluar fazën e komenteve, ndërsa aktualisht po realizohen masat e rikthimit të këtyre raporteve në normalitet.

“E përshëndes faktin që kreu i shtetit serb vendosi të kthejë personelin e ambasadës në Shkup dhe, sipas njoftimeve që na vijnë, gjendja tashmë është normalizuar. Mbase ilustrim dhe komenti më i mire për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit erdhi nga komisioneri europian Johannes Hahn i cili në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perendimor, në Durrës, përshëndeti faktin që dy vendet, Maqedonia dhe Serbia, ia dolën që të mbyllin këtë problem, pa ndërmjetës”, shton Osmani.

Vizitën e nesërme të ministrit të Jashtëm grek Nikos Koxias në Shkup ministri Osmani e sheh si një vazhdimësi të logjikshme ngjarjesh, duke marrë parasysh përcaktimin e vendit tonë për heqjen e barrierave në rrugën e integrimit tone euro-atlantik.

“Tani na ka mbetur zgjidhja e çështjes së emrit kushtetues të vendit tone me vendin tuaj. Unë edhe personalisht do ta informoj kryediplomatin grek me përkushtimin tone që me masa konkrete të vendosim klimën e mirëbesimit mes qeverive dhe vendeve tona dhe, gjykoj se në një atmsoferë të këtillë, zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë më e lehtë. Po përsërsëris: ne jemi të interesuar dhe të përkushtuar për marrëdhënie të mira”, shprehet Osmani në intervistën për “Eftimeridën” greke.

MIA në vijim e transmeton të plotë intervistën me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane,  Bujar Osmani.

Si i komenton qeveria juaj zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Beogradin?

Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit tashmë kanë tejkaluar fazën e komenteve, ndërsa aktualisht po realizohen masat e rikthimit të këtyre raporteve në normalitet. E përshëndes faktin që kreu i shtetit serb vendosi të kthejë personelin e ambasadës në Shkup dhe, sipas njoftimeve që na vijnë, gjendja tashmë është normalizuar. Mbase ilustrim dhe komenti më i mire për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit erdhi nga komisioneri europian Johanes Han i cili në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perendimor, në Durrës, përshëndeti fakti që dy vendet, Maqedonia dhe Serbia, ia dolën që të mbyllin këtë problem, pa ndërmjetës. Dhe, është pikërisht ky trend i ri politik në Ballkan të cilit, si shtet, edhe dëshirojmë t’i prijmë.

Zhvillime si ky me Beogradin, pavarësisht që në dukje u tejkaluan relativisht shpejt, çfarë impakti mund të kenë në përpjekjet e qeverisë Zaev për të krijuar raporte të reja, më të përmirësuara me fqinjët, siç është deklaruar?

Natyrisht se askush nuk i dëshiron skandalet e as keqkuptimet e këtilla diplomatike. Megjithatë, fjala është më shumë për një një incident të izoluar si rezultat I reagimit të nxituar në mungesë të komunikimit, sesa një kërcënim real për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Këtë më së miri e treguan reagimet e qytetarëve të të dyja shteteve nëpër rrjetet sociale: pjesa më e madhe ironizonin rastin – nuk pati ndonjë manifestim brengosjeje për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve. Prandaj pres që të gjitha proceset politike në Republikën e Maqedonisë të vazhdojnë me intensitet të pazvogluar. Qeveria jonë menjëherë pas marrjes së mandatit përcaktoi Planin që ne e kemi quajtur 3-6-9, që nënkupton realizimin e punëve konkrete Brenda tre, gjashtë dhe nëntë muajve, ku bën pjesë edhe ndërtimi I masave të mirëbesimit me fqinjët, përfshirë edhe mbylljen e çështjeve të hapura, sepse vetëm kështu do të kemi marrëdhënie të avancuara me të gjithë.

Shkupi dhe Sofia nënshkruan në fillim të muajit një traktat miqësie, fqinjësie të mirë dhe bashkëpunimi. Duke njohur problemet historike ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, sigurisht që ky traktat ishte një sukses, por edhe –mendoj- një produkt kompromisesh nga të dy palët, ku në fund nuk pati fitimtarë dhe të mundur. A është vërtetë kështu?

“Traktati I fqinjësisë së mire mes Maqedonisë dhe Bullgarisë – është pikërisht shprehje e vet titullit – marrëveshje mes fqinjëve të mire. Maqedonia dhe Bullgaria dëshmuan se vendet ballkanike mund të dalin nga stereotipi i imponuar i shoqërive të papjekura të cilat nuk posedojnë kapacitete për t’u marrë vesh për përcaktimin e rregullave themelore të komunikimit të ndërsjellë në mënyrë që të sillen si fqinj të mire. Maqedonia dhe Bullgaria ia dolën të bëjnë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje që padyshim se u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e të dyja vendeve, një marrëveshje që është shprehje e seriozitetit dhe pjekurisë politike të lidershipeve, një marrëveshje që thelbësisht i mbyll çështjet deri tani të hapura mes të dyja vendeve.

Османи 2

Athina, edhe tash së fundi ka refuzuar kërkesën e Shkupit që vendi të anëtarësohet në NATO me emrin e përkohshëm (FYROM). Ministri i jashtëm grek ka përsëritur propozimin për gjetjen e një kompromisi. Çka do të mund të ishte për Shkupin një kompromis i mundshëm, në kohën që edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka deklaruar se nga ana e tij do të punojë për gjetjen sa më shpejt të një kompromisi?

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës gjatë kohë kanë qenë të mbërthyera me pozicione të ngurta të mosbesimit të plotë dhe përmirësimi apo ndryshimi I tyre nuk pritet të ndodhë Brenda nate. Ato janë si lëvizja e atyre anijeve të mëdha të transportit të cilave u duhet goxha kohë për të ndërruar kursin e lundrimit. Është mire që me veprimet e veta, edhe Shkupi, edhe Athina, kohët e fundit po japin sinjale të qarta se kanë ndërmend të ndryshojnë pat-pozicionin e deritashëm politik dhe të punojnë për ndërtimin e mirëbesimit midis dy shoqërive. Ndërtimi I shkallës më të lartë të mirëbesimit është segmenti kyç në politikë që si I tillë mund të influencojë ndryshimin e kursit në marrëdhëniet tona të ndërsjella. Në këtë rrafsh, pres hapa konkretë nga të dyja vendet pikërisht për forcimin e mirëbesimit. Personalisht çmoj se kjo do të rezultojë edhe me një përparim në integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, madje edhe para se të mbyllim përfundimisht kontestin rreth emrit kushtetues të vendit tone.

Ripërtëritja e procesit të integrimit në NATO dhe BE është një nga prioritetet e qeverisë aktuale maqedonase. Përderisa çështja e emrit është ndoshta pengesa kryesore, a ekziston një “Hartë Rrugore” në këtë drejtim?

Nuk di nëse mund të quhet ‘Hartë rrugore’, por ne, si Qeveri, kemi strategji politike të cilën disa here e kemi bërë të ditur shumë qartë. Rruga e jonë në realitet janë dy trajektore që kanë të njëjtin objektiv – marrjen e ftesës dhe anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Njëra trajektore shënon kapërcimin e të gjitha barrierave të brendshme dhe implementimin e reformave të nevojshme, për çka kemi ndërmarrë një sërë masash konkrete. Trajketoren e dytë e përbëjnë çështjet e hapura politike me fqinjët. Kemi një përparim të shkëlqyer me traktatin e sipërpërmendur të miqësisë me Bullgarinë. Qëllimi ynë është mbyllja praktike e të gjitha çështjeve të debatueshme dhe evitimi i të gjitha pengesave në rrugën tonë të integrimit euro-atlantik dhe, më duhet të pranoj, këtu është më e nxehta zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë lidhur me emrin kushtetues. Kjo për shkak se si çështje, për shumë vite, është keqpërdorur nga politikanë në të dy vendet, por edhe për shkak se është e stërngarkuar me emocione, të palogjikshme dhe të pakuptueshme. Prandaj themi se për zgjidhjen e këtij problem nevojitet një qasje më e vëmendshme dhe çështja do të mbyllet hap pas hapi, paralelisht me ndërtimin e mirëbesimit mes dy shoqërive.

Pavarësisht se keni pak kohë në postin e zëvendëskryeministrit për çështje të integrimit europian, cili është perceptimi që keni konstatuar te bashkëbiseduesit tuaj të vendeve anëtare të BE-së, përkitaz kontestit me Greqinë për çështjen e emrit?

Të gjithë bashkëbiseduesit e mi, përfshirë edhe Brukselin, por edhe nga qendrat e tjera të vendosjes, më kanë lënë të kuptojë se problem apo çështja nuk mund të zgjidhet pa vullnetin dhe kompromisin e të dyja palëve. Më pëlqen shpesh të përsëris, kur është fjala edhe për çështje të tjera, atë fjalën e urtë e të bukur greke – kush shikon prapa, prapa do të shkojë. Dua të them se ne si qeveri jemi të përkushtuar për vendosjen e një klime të re në marrëdhëniet me fqinjët dhe mbështetur në këtë kemi sinjale se tani ka një klimë të re që mundëson zgjidhjen më të lehtë të këtij kontesti me fqinjin tone Greqinë.

Османи ефимерида

Atmosfera në raportet ndërshtetërore Athinë-Shkup është tensionuar sërish ditët e fundit. Me shkas praninë e konsullit maqedonas në një veprimtari në Toronto, ministria e jashtme greke reagoi ashpër, duke theksuar që “megjithë ndryshimin e personave duket se irredentizmi vazhdon të mbetet një politikë shtetërore dominuese dhe një praktikë e përditshme në vendin fqinj”. A keni një koment për këtë?

Hijet e politikës së kaluar, të veprimeve të papjekura, të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme, ende po zvarriten dhe ato nuk mund të tejkalohen dhe bëhen zap vetëm ndryshimin e Qeverisë. Ministri ynë I Jashtëm, Nikola Dimitrov, reagoi menjëherë dhe ky skandal nuk mori përmasat çfarë mund t’i kishte, në të kaluarën. Urojmë që të jetë I fundit.

Të enjten do të mbërrijë në Shkup ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias. Mendoni se kjo do të jetë një vizitë e frytshme, apo thjesht një akt protokollar për të kthyer vizitën që zhvilloi në Athinë ministri i jashtëm, Nikola Dimitrov?

Vizitën e z. Koxias në Shkup e çmoj si një vazhdimësi të logjikshme ngjarjesh, duke marrë parasysh përcaktimin tone për heqjen e barrierave në rrugën e integrimit tonë euro-atlantik. Tani na ka mbetur zgjidhja e çështjes së emrit kushtetues të vendit tone me vendin tuaj. Unë edhe personalisht do ta informoj kryediplomatin grek me përkushtimin tone që me masa konkrete të vendosim klimën e mirëbesimit mes qeverive dhe vendeve tona dhe, gjykoj se në një atmsoferë të këtillë, zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë më e lehtë. Po përsërsëris: ne jemi të interesuar dhe të përkushtuar për marrëdhënie të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button