Kundër Merkelit janë ngritur 1.000 padi për tradhti për shkak të emigrantëve

– Nga fillimi i krizës së refugjatëve në vitin 2015, dhe deri tani, janë ngritur më shumë se 1.000 padi për tradhti kundër kancelares gjermane Angela Merkel.

Shumica e padive janë ngritur nga ana e ithtarëve të partisë populiste djathtiste Alternativa për Gjermaninë, që zgjedhjet e ardhshme do të mund të fitonte mandatet e para të deputetëve në Parlamentin federal.

“Paditë kundër kancelares janë treguar si të pabaza”, deklaroi zëdhënësja e zyrës së prokurorit federal Frauke Keler.

Prokuroria federale në qytetin Karlsrue në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë, është përgjegjëse për hetimin për sigurinë shtetërore, ndërsa në pajtim me ligjin gjerman është përgjegjëse t’i shqyrtojë të gjitha paditë penale që kanë të bëjnë me atë temë.

Vendimi i Merkelit të lejojë hyrjen në vend të më shumë se një milion refugjatëve në vitin 2015 dhe 2016, shkakton rënie të popullaritetit të Partisë Kristiano-Demokratike të saj, por popullariteti i saj personal është në rritje me uljen e intensitetit të fluksit të emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button