Klinika e Fëmijëve në Shkup sqarohet për rastin e vdekjes së foshnjës katërmuajshe

Klinika e Fëmijëve në Shkup KFSH) nëpërmjet kumtesës së dërguar për media ka sqaruar se rasti i ndërrimit të jetës së foshnjës katërmuajshe ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të foshnjës e cila ka nisur që me lindjen e tij në javën e 41 të shtatëzanisë, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga KFSH-ja, foshnja për muaj të tërë ka qenë i sëmurë por me keqësimin e gjendjes, u soll nga Gjevgjelia në Shkup për shërim. Por meqë gjendja e tij ka qenë e rënduar tejmase, fëmija nuk ka arritur ti bëjë ballë dispnesë.

“Më 28 gusht në ora 20:00 në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në gjendje të vështirë shëndetësore është pranuar fëmija i moshës katëmujore i transportuar me veturë shëndetësore nga Gjevgjelia. Fëmija paraprakisht katër ditë më radhë ka qenë i trajtuar, për shkak të keqësimit të gjendjes në rrugët e frymëmarrjes, paraqitjes së dispnesë, fëmija është dërguar në Spitalin e Gjevgjelisë ku janë përpjekur ta stabilizojnë, por edhe përskaj përpjekjeve me gjendje të rënduar në rrugët e poshtme të frymëmarrjes është sjellë në Shkup”, thuhet në njoftimin e KFSH-së.

Nga atje sqarojnë se bëhet fjalë për fëmijë të lindur në periudhë kritike, në javën e 41 të shtatzënisë dhe i cili ka pasur probleme që pas lindjes së tij.

“Bëhet fjalë për fëmijë të lindur në javën e 41 të shtazënisë në Spitalin e Gjegjelisë. Pas lindjes fëmija ka qenë i reanimuar dhe me diagnozë të asfiksimit(mungesë e oksigjenit në organizmit) dhe me distres respirator”, noftojnë nga KFSH-ja.

Siç bëjnë të ditur nga atje, fëmija në repartin e fëmijëve në Spitalin e Gjegjelisë ka qëndruar rreth 20 ditë. Pas kësaj edhe disa herë fëmija ka qënë i shtrirë në spital dhe i diagnostikuar me sëmundjet si: distres respirator, atrezi i cili paraqet sindromë multimalformative.

LEXO: Ministria e Shëndetësisë konfirmoi, edhe një foshnje ndërroi jetë në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button