Vazhdojnë sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit (Kujdes, pamje të rënda)

Kofler përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se me shqetësim të madh ndjekin zhvillimet që shkaktuan vdekjen e një numri të madh njerëzish që sërish kanë ndodhur në veri të Arakanit në Mianmar.

Ajo shtoi se raporti i përpiluar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë është me rëndësi të madhe për të ndryshuar situatën e të drejtave të njeriut në Arakan.

Kofler është shprehur e kënaqur me hapat e parë të nobelistes Aung San Suu Kyi për zbatimin e propozimit të komisionit.

“I bëj thirrje qeverisë së Mianmarit që të zbatojë propozimet, ashtu siç ka premtuar. Gjermania, si dhe Bashkimi Europian (BE), është e gatshme, brenda mundësive të saj, të mbështesë qeverinë në këtë detyrë të vështirë”, tha Kofler.

Ajo u kërkoi të gjitha palëve të bëjnë gjithçka që është në mundësinë e tyre për të ulur tensionet dhe për të mbrojtur popullatën civile.

Sipas të dhënave lokale në operacionet e nisura që nga dita e premte e deri tani nga ushtarët e Mianmarit janë vrarë afërsisht 850 muslimanë Rohingya, ku shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ndërsa janë plagosur më shumë se 1.000 persona të tjerë.

Pavarësisht se qeveria e Bangladeshit ka penguar hyrjen e refugjatëve bëhet e ditur se në ditët e fundit në këtë vend kanë hyrë ilegalisht më shumë se 20 mijë muslimanë Rohingya nga Arakani.

Ndërsa afërsisht 60 mijë të tjerë përpiqen të mbijetojnë në zonat malore pranë kufirit për shkak se nuk kanë mundur të hyjnë në Bangladesh.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button