Ish shefi në ikje i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski është e mundur të fshihet në Bosnjë

Është shumë e besueshme që ish shefi i Drejtorisë së Pastë të MPB-së Goran Grujoski të fshihët në Bosnjë dhe Hercegoninë. Ai është lindur në Bosnjë dhe për atë posedon edhe shtetësi boshnjake, shkruan Fokus.mk, njofton Portalb.mk.

Ish shefi së bashku me Nikolla Boshkovskin, të punësuar në DSK tashmë 36 ditë janë në arrati prej kur Gjykata e Apelit u përcaktoi paraburgim si të dyshuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në opinion ka pasur spekulime se emigrantët po fshihen në Shqipëri, por nga burimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kuptojmë se nuk ekziston dyshim se ato janë strehuar në këtë shtet fqinj.

Siç publikoi Televizioni 21 Grujovski ka pasur edhe një identitet me emrin Vlladimir Varellov. Sipas burimeve ë televizionit, Interpoll është njoftuar për këtë emër me të cilin gjoja se tani përfaqësohet Grujoski.

Flet arresti ndërkombëtar për dy emigrant u shpall me 26 qershor prej kur policia nuk mundi t’i gjejë dhe t’i burgos.

Ekipi i policisë të akuzuarit i kërkon në adresat ku kanë paraqitur vendbanim, por edhe në më shumë lokacione në Shkup, Veles dhe Ohër, ku kanë pasur informata operative se është e mundur të fshihen, por megjithatë nuk i kanë gjetur. Menjëherë pas saj u shpall flet arrest për të cilën nga MPB-ja informojnë se është aktiv.

Grujoskit dhe Boshkovskit më herët u janë marrë pasaportat dhe pasi e kanë lëshuar shtetin d.m.th se e kanë bërë në mënyrë jo legale. Ato në mënyrë legale nuk kanë mundur të shkojnë as në Serbi as në Shqipëri ku mund të udhëtohet edhe me letërnjoftim, sepse në vendkalimet kufitare ka pasur urdhër që ta ndalojnë çdo përpjeke për dalje të tyre nga shteti.

Paraburgimin e tyre Gjykata e Apelit e përcaktoi me 18-të qershor, por nuk janë dërguar menjëherë pas grilave sepse u është lënë hapësirë të ankohen ë Gjykatën Supreme, ndërsa në udhëzimin e Apelit thuhet se e drejta për ankesë e shtyn ekzekutimin e vendimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button