Osmani: Nga 73 masa të pjesës tre të Planit 3-6-9, deri tani janë realizuar 34

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë pas një kohe të gjatë u realizua takimi i 36të i Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE). Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rrolin e Kryetarit të komitetit udhëhoqi seancën në të cilën morën pjesë sekretarët shtetëror të ministrive, kryesuesit e nën-komiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë nga administrata e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Në takim, Osmani prezantoi progresin e deritanishëm në zbatimin e pjesës tre të Planit 3-6-9, të gjysmës së tremujorit të parë të parapara në zbatimit të tij.

“Nga gjithsej 73 masave të parapara, të pjesës tre të Planit 3-6-9, deri më tani janë realizuar 34 masa, që paraqet realizimin afro gjysmë nga masat. Më tepër se 30 janë në zhvillimin e sipër, dhe për disa kemi konstatuar vonesa. Ajo nuk është edhe aq keq, duke pasur parasysh se gjendemi në gjysmën e kohës së paraparë, por gjithashtu, kjo duhet të jetë paralajmërim për fokusim më të madh si të Qeverisë, ashtu edhe të administratës drejt zbatimit të masave nga Plan 3-6-9”, theksoi Osmani.

“Ne si Qeveri, për shembull kemi realizuar më shumë se dhjet masa, si që është  vendimi për ndalimin e publiciteteve qeveritare në media, si dhe vendim për formimin e Këshillit për zbatimin e reformave në gjyqësi. Vonohemi me ndalimin e masave të shfrytëzimit të resurseve shtetërore gjatë periudhës së zgjedhjeve, diçka që sipas Planit deri më tani duhet të ishte realizuar, sigurish që tani zgjedhjet afrohen” – theksoi Osmani.

Ai theksoi edhe vonesat e disa resorëve të caktuara, si që janë Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët ende nuk kanë filluar përgatitjen e projektligjit të ri për mbrojtjen e dëshmitarëve, ku ende nuk kanë caktuar kompetenca dhe përgjegjësi me Ministrinë e Drejtësisë.

Duke i prezantuar rezultatet e zbatimit të Planit 3-6-9, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi vonesë edhe në institucionet që janë jashtë kompetencave të Qeverisë, si që është Kuvendi, në të cilën ende nuk ka filluar, diskutim inkluziv për zgjedhjen e modelit për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve, si qe theksoi Osmani, Kuvendi vonon edhe me zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të cilin i skadon mandati. Në vazhdim, Osmani informoi se Qeveria, si masë për Planin 3-6-9, dje mori vendim për zgjidhje të përhershme për vendosjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por KSHZ ende nuk ka pru vendim, apo  rregullore, me të cilën seancat e tyre të jenë të hapura për publikun, e cila gjithashtu është masë e Planit 3-6-9.

Zëvendëskryeministri Osmani potencoi përgjegjësinë e rrolit të anëtarëve të Komitetit të Punës për fokusin e reformave të propozuara, për të cilat Qeveria tani më tregoi vullnet për zbatimin e tyre. “Këto vonesa unë rregullisht i prezantoj në Qeveri, dhe Qeveria vazhdimisht është i informuar për statusin e realizimit të masave nga Plani 3-6-9, por fokusi i zbatimit të këtyre masave varet edhe nga përkushtimi i administratës- e cila do të jetë temë kryesore në takimin e sotëm të Komitetit të Punës për Integrime Evropiane”, tha Osmani.

Ai u angazhua, për interes të koordinimit më të mirë dhe menaxhimin me procesin e integrimeve evropiane, takimi i KPIE do të realizohet më së paku një herë në dy muaj, por nëse ka nevojë edhe më shpesh. Osmani njoftoi riaktivizimin e Nën-komitetit të KPEI-së i cili ndjek agjendën legjislative të Qeverisë për gjitha aktet që lidhen me procesin e integrimit evropian, si dhe gjitha grupet punuese që mbulojnë kapitullin 33 të së drejtës evropiane, me rreth 800 nëpunës administrativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button