A ishte Memedi shkak i dështimit të koalicionit LR-BESA? Sqarohet Sela (VIDEO)

Në lidhje me bashkëpunimin me Lëvizjen BESA, Ziadin Sela, tha se në kuadër të partisë ata kanë një komision i cili udhëheq bisedimet me partitë e tjera politike, njofton Portalb.mk.

“Ne sot kemi mbledhje edhe të Kryesisë Qendrore dhe në ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë. Deri më tani nuk ka asgjë të konkrete”, tha Sela.

Përndryshe, dje zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, për televizionin “Shenja“, tha se kjo parti po i shqyrton të gjitha mundësitë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura. Fazliu shtoi se tashmë ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët.

Meqë Sela dështoi së koalicionuari me Kasamin e BESËS në zgjedhje parlamentare, konfliktet e fundit me kreun e RDK-së, Vesel Memedi nxitën dilemën se ky i fundit mund të ketë qenë arsye për dështimin e kolicionit LR-BESA.

Për këtë, lideri i tashmë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se “nuk mund të thuhet se Vesel Memedi ishte pengesë për mos bashkëpunimin me BESËN. Ne jemi zotuar se pas zgjedhjeve Aleanca do të del nga koalicioni që të bashkojë faktorin politik që të arrijë barbarsinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni ngaqë mendojmë se gjithsecili që ka marrë obligim ta përfaqësojë votën shqiptare duhet të punojë në këtë drejtim. Shkaqet për mosbashkëpunim me Besën kanë qënë të ndryshme nga sa është Memedi”, tha ai.

Përndryshe, pasi LR mori emrin Aleanca për Shqiptarët, të shtunën nga qendra për informim e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar duke mos ia pranuar të njëjtin. RDK-së i është bashkëngjitur edhe UNITETI i Gëzim Ostrenit. Ata bashkërisht thanë se LR-PDSH-ja përpiqet të përvetësojë emrin e Aleancës për Shqiptarët duke dorëzuar dokumente se “gjoja” persona të caktuar kanë dorëzuar dokumente ku shprehet dëshira për mbylljen e Aleanca për Shqiptarët, gjë e cila sipas sipas tyre është e pavërtetë.

LEXO: UNITETI i Qufës dhe disa lëvizje i bashkohen Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)
L
EXO: Ostreni: UNITETI dhe RDK ngelen në Aleanca, LR-PDSH dëshiron të largohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button