Shpallet “Viti i Skënderbeut”, Rama zbulon detaje dhe data nga vendimi i parë i qeverisë

Kryeministri Edi Rama jep detaje lidhur me vitin mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai shkruan në Facebook, se Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Rama bën me dije se një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar.

“Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare. Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, është më se i mirëpritur”, shkruan Rama.

Kryeministri publikon edhe datat që përmbledh viti mbarëkombëtar i Skënderbeut:

-28 nëntor 2017- 105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë (574 vjetori i hyrjes së Skënderbeut në Krujë)

-17 janar 2018- 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

-10 qershor 2018- 140 vjetori i themelimit të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit

-14-22 nëntor 2018- 110 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe përcaktimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button