UNITETI i Qufës dhe disa lëvizje i bashkohen Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)

UNITETI i Zulfi Adilit- Qufës, Hysni Shaqiri pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare dhe nga Iliricum Libertas, Valon Kurtishi, zyrtarisht konfirmuan bashkimin me partinë tashmë të emëruar, Aleanca për Shqiptarët. Kjo u bë e ditur nga lideri i Aleancës, Ziadin Sela, njofton Portalb.mk.

“Konfirmohet bashkimi i UNITETI-t me Aleancën për Shiptarët dhe dhjetë subjekteve të tjera, pjesë të shoqatave të caktuara. Normalisht Aleanca ka nisur misionin për të bashkuar sa më shumë partitë politike dhe sektorin civil me qëllim që misionin e bashkimit të opozitës shqiptare ta qojë deri në fund. Aleanca nuk ka synim të bashkojë vetëm faktorin politik dhe civil por edhe qytetarët e rëndomtë. Për këtë, ftoj të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e kësaj Aleance që të realizojmë misionin e rëndësishëm. Ka pak ditë që kur LR mori emrin Aleanca dhe pak ditë që na ndanë nga vula me po të njëjtin emër. Pak ditë ka mbetur deri te mbajtja e kongresit ku edhe do të marrim vendimet për Kryesinë e re të Aleancës”, tha Sela.

Ndërkaq, ish deputeti Hysni Shaqiri, duke njoftuar kalimin e tij në Aleanca për Shqiptarët shprehu edhe mbështetjen e Lëvizjes Kombëtare edhe jashtë Maqedonisë ndaj këtij subjekti politik, për siç shprehet ai, me qëllim të realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Jam në Aleanca sepse është momenti i bashkimit të votës shqiptare dhe rëndësisë së përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë të shqiptarëve në Maqedoni, sepse strukturat e deritashme politike nuk kanë qenë efikase dhe nuk kanë arritur t’ju bënë ballë sfidave. E vetmja zgjidhje që të tejkalohen këto sfida janë të bëhet pjesë e Aleancës”, tha Shaqiri

Duke pasur parasysh se Shaqiri ishte pjesë e subjekteve të ndryshme politike, ai shpjegon se “politika nuk duhet të kuptohet si përfitim personal, unë personalisht kam pasur shumë vështirësi në rrugëtimin politik, por duhet të kemi parasysh se prioritet duhet të jetë përgjegjësia morale”, tha ai.

Ndërkaq Zulfi Adili si pjesë e Aleancës ftoi të rinjtë që të realizojnë synimin për bashkim të njerëzve më të pakorruptuar.

“Ashtu si kemi paralajmëruar, Aleanca do të shndërrohet në një subjekt për të bashkuar njerëzit më të pakorruptuar, që shqiptarëve tu jep atë çfarë kanë nevojë dhe e meritojnë. Dua të bëj apel të gjithë të rinjve, studentëve, që t’i bashkohen Aleancën sepse ajo do ta dëshmojë veten se do të bëjë më të mirën, kjo dëshmohet edhe në këto ditë qeverisje”, tha Adili

I pyetur se a ka qenë Vesel Memedi i RDK-së shkak për moskoalicionim të ish LR-së me Lëvizjen BESA, Sela tha se shkaqet e moskoalicionimit të LR-së në zgjedhje parlamentare kanë qenë të ndryshme nga sa mund të jetë Vesel Memedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button