Betohet Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, Gjeneral Kollçaku

Në mjediset e Presidencës në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Në ceremoninë e betimit, transmeton ATSH, ishin të pranishëm presidenti i Shqiëpërisë Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjeneralë, atashe të huaj, si dhe funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, etj.

“Zotohem se do të bëj ç’është e mundur dhe më të mirën për të përmbushur me sukses misionin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë , misionin kushtetues për mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të tërësisë territoriale”, theksoi Kollçaku.

Presidenti Meta në fjalën e tij shprehu besimin e plotë për përmbushjen e detyrës në sajë të edukimit, profesionalizmit dhe eksperiencës së spikatur të Gjeneral brigade Bardhyl Kollçakut.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu konsideratën më të lartë dhe respektin më të thellë, si president dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, për burrat e gratë me uniformë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica të panumërta për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare gjatë 105 viteve të shtetit shqiptar.

”Konfirmoj qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të FA-së përmbushja dhe detyrimet në kuadër të NATO-s, do të mbështeten fuqishëm nga unë në pesë vitet në vijim”, theksoi Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button