Mançevski: Shërbimet e inspektimit nuk do të jenë më për mbushje të Buxhetit

Analizë për gjendjen në shërbimet inspektuese për përmirësimin e efikasitetit të tyre, mbindërtimin e kapaciteteve dhe njohurive të inspektorëve, si dhe racionalizimi i rregullativës, duhet të ofrojë  projekti trevjeçar që prej sot e realizojnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) dhe IDEAS DePo, me financa nga Agjencia e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski konsideron se aftësitë kyçe të shërbimeve inspektuese janë përputhja e kompetencave të tyre, por edhe perceptimi se duhet të shërbejnë për mbushje të arkës buxhetore, e jo për shërbime më të mira për qytetarët.

“Punohet në disa probleme. Njëri është përputhja e kompetencave dhe kur tashmë kemi kaq numër të inspektorëve atëherë me të vërtetë të gjithë duhet të dinë çka bëjnë dhe të koordinohen nga njëri vend. Dhe para se gjithash askush nuk duhet ta kuptojë punën e shërbimeve inspektuese si mjet për mbushje të Buxhetit. Mendoj se ky ka qenë pjesë e madhe e problemit në të kaluarën, kur kanë munguar para në Buxhet janë lëshuar shërbime inspektuese që ai të mbushet. Shërbimet inspektuese duhet të kuptohen vetëm në kontekst të përmirësimit të punës së institucioneve me qëllim që qytetarët të kenë kushte më të mira”, deklaroi Mançevski në promovimin e projektit.

Projekti, tha Mançevski është një nga pjesët kyçe në analizën funksionale të administratës publike, të cllën MSHIA do ta zbatojë në periudhën e ardhshme.

Dejvid Atberi, përfaqësues i USAID-it për Maqedoninë, theksoi se përmirësimi i shërbimeve inspektuese në tregun e Maqedonisë do të kontribuojë për avancimin e rrethimit afarist dhe ekonomisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button