Nëse keni të ardhura nën 22 mijë denarë, Qeveria ju siguron pushim falas

Deri më 15 shtator familjet me të ardhura të përgjithshme deri 22 mijë denarë do të mund të aplikojnë për qëndrim të subvencionuar pesëditor falas, vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme.

Siç është thënë në brifingun e sotëm me gazetarët në Qeveri, bëhet fjalë për një nga masat qeveritare për mbështetje të turizmit vendor për familjet me të ardhura të ulëta, për të cilët tashmë janë siguruar mjete financiare me ribalancin e buxhetit për vitin 2017.

Detaje për këtë masë sot në konferencë për shtyp do të parashtrojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button