Dimitrov: Janë zgjidhur dy çështje të rëndësishme me Greqinë

Në vazhdën e takimit Koxias-Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni ka deklaruar se në raport me çështjen e emrit me Greqinë janë bërë dy hapa të rëndësishme, njofton Portalb.mk.

“Janë bërë dy hapa të rëndësishëm në raport me Greqinë, e rëndësishme është që të ndërtohet marrëdhënie e hapur, të shohim se çfarë është e rëndësishme për Greqinë dhe të sqarojmë se çfarë është e rëndësishme për Maqedoninë. Edhe për Greqinë është e rëndësishme që ta njeh momentin e ri të Maqedonisë dhe ta përkrah atë”, tha Dimitrov.

Në kuadër të konferencës “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, Dimitrov theksoi se Greqia si anëtare mund të luajë roj të rëndësishëm në shtytje të tërë rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Përndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se dje në Athinë është mbajtur takim për masat për ndërtim të besimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në pajtim me marrëveshjen e arritur mes ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve në Shkup më 24 qershor të vitit 2015. Nga MPJ-ja theksojnë se është vendosur që takimi i ardhshëm ndërmjet Nikolla Dimitrovit dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Koxias

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button