Euro, rekord 18-mujor kundrejt Dollarit

Euro ka arritur në kuotën e 1.2 dollarëve, për të parën herë që nga janari i vitit 2015, ndërsa perspektiva e një rritjeje të normës së interesit në SHBA zbehet, shkruan Top Channel.

Pasojat e uraganit “Harvey” kanë bërë që analistët të vlerësojnë se, Banka Qendrore amerikane nuk do të dojë të rrezikojë rritjen ekonomike, e frika mbi aktivitetet e Koresë së Veriut ka nervozuar investitorët.

Një rritje në normën e interesit, zakonisht tërheq investitorët drejt një monedhe, duke përfituar nga fitimet më të larta. Ndërkohë, vet Euro ka fituar terren ndaj një serie monedhash.

Kundër Dollarit, ajo është rritur me thuajse 15 për qind këtë vit. Euro është forcuar muajt e fundit, ndërsa ekonomia e Eurozonës po përmirësohet dhe tregjet parashikojnë që Banka Qendrore Europiane mund të fillojë të ndërpresë programin e prerjes së parave, që e nisi për të riparuar dëmet e krizës së Eurozonës dhe asaj të kredive të fundit të viteve 2000.

Dollari, ndërkohë, është dëmtuar edhe nga takimi i përvitshëm i së premtes, i bankierëve në Ëyoming, ku shefja e Bankës Qendrore amerikane, Janet Yellen, nuk sinjalizoi në fjalën e saj për ndonjë ndryshim në politikat e Rezervës Federale me orientim drejt mbështetjes së Dollarit.

Në të njëjtën ngjarje, shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi nuk bëri asgjë për të dëmtuar Euron. Fuqizimi i Euros ka dërguar ndërkohë Paundin britanik në nivelin më të ulët të tij, në pothuajse një vit. Ai këmbehet me 1.0759 Euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button