Mançevski: Regjistri prej 2 milionë euro nuk siguron numrin e saktë të të punësuarve në sektorin publik

“Ish qeveria e Gruevskit ka harxhuar 2 milionë euro për regjistrin e të punësuarve në sektorin publik që nuk i mban informatat reale për të gjithë të punësuarit në administratën publike”, kështu deklaroi ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski në intervistë për “Dojçe Vele“, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratë Publike nuk ka regjistër që i përmban informatat reale për të gjithë të punësuarit në administratën publike. Edhe pse për të janë ndarë dy milionë euro, në periudhën për pesë vite në sistem asnjëherë nuk e kanë vendosur sistematizimin e ri, një pjesë vetëm e kanë vendosur sistematizimin pa kurrfarë të dhëna për të punësuarit, ndërsa një pjesë fillimisht vetëm i kanë vendosur të dhënat, por s’i kanë azhurnuar vazhdimisht. Gjithsesi se ka edhe institucione që rregullisht i plotësojnë të dhënat në regjistër. Në Maqedoni ekzistojnë 1.302 institucione. Ka dy kategori të institucioneve që nuk e kanë plotësuar detyrimin ligjor që t’i vendosin të dhënat për të punësuarit në regjistër. Edhe përkundër asaj se kanë marrë sistematizim nga Ministia, 150 institucione nuk i kanë regjisruar të dhënat e të punësuarve. Kategoria e dytë e institucioneve janë ato që nuk kanë kërkuar pajtueshmëri nga Ministria dhe nuk kanë vendosur të dhënat në regjistër. Ato janë 197 institucione nga fusha të ndryshme”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit, Ministria ka të dhëna për 115.729 persona të punësuar në administratë publike, që janë marrë duke i kryqëzuar të dhënat nga më shumë institucione, por theksoi se ky numër nuk është zyrtar dhe nuk e paraqet fotografinë reale.

“Në këtë numër nuk përfshihen të punësuarit në shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, siç janë ELEM, MEPSO si dhe të punësuarit me marrëveshje për punësim të përkohshëm, gjegjësisht marrëveshje në vepër”, shtoi Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button