Një flamur i madh valoi në Ankara me rastin e festës së Armatës turke

Një flamur i madh turk, me madhësi prej 2.400 metrash katrorë, u valua në një ndërtesë 30-katëshe në Ankara me rastin e festës së Armatës turke, transmeton BTA.

Flamuri me masë prej 300 kilogramësh, është përpunuar me rastin e 95-vjetorit të fitores së Kemal Ataturkut ndaj Armatës greke, e cila shënohet sot. Ky deri më tani është flamuri më i madh shtetëror turk i bërë ndonjëherë.

Festa e sotme e fitores ndjehet si festë nacionale e Turqisë në Republikën e Qipros Veriore, e cila është njohur vetëm nga Turqia. Në ditën e sotme, para 95-vitesh ushtritë turke të Mustafa Kemal – Ataturk i kanë mposhtur trupat greke në Dumlupinar në Luftën çlirimtare të vitit 1919. Kjo paraqet fitoren vendimtare, të quajtur edhe si Sulmi i madh, ndërsa me të cilën Ataturku e përcaktoi pavarësinë e vendit të tij.

Festa e sivjetme përkon edhe me pushimin 10-ditor, që Qeveria e shpalli me rastin e festës fetare, Kurban Bajrami që fillon më 1 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button