E tmerrshme: Aeroplani goditet nga tornado (Video)

Një aeroplan u detyrua të bënte ulje të detyruar, ndërsa ndodhej përballë tre tornadove që vinin me shpejtësi drejt tij.
Pamjet e pazakonte janë regjistruar në qytetin rus të Soçit. Deri në 12 tornado janë regjistruar brenda një dite në këtë zonë.

Kjo është java e dytë që tornadot godasin zonën të ardhur nga Deti i Zi.

Nëntë fluturime u vonuan për shkak të motit të ashpër në zonë, ndërsa aeroplanë të tjerë u transferuan në aeroportet e qyteteve Anapa dhe Krasnodar, sipas gazetës lokale “Sochi Express”, transmeton Lajmi.net.

Në atë ditë dëshmitarët zbuluan tornado të shumta disa kilometra larg bregdetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button