“Sharli Ebdo” vjen me karikaturën më të re për uraganin Harvi

Revista satirike franceze “Sharli Ebdo” në ballinën e numrit të ri, që doli sot, publikoi një karikaturë për uraganin Harvi, nga i cili janë shkaktuar dëme të mëdha në shtetin amerikan Teksas.

Karikatura dje është publikuar në faqen Facebook të revistës.

Në të vërehen flamujt e Rajhit të Tretë deri në gjysmë të mbytur në ujë. Nga uji dalin duar, të cilat tregojnë përshëndetje naziste.

Në vizatim qëndron teksti: “Zoti ekziston! Ai i ka mbytur të gjithë neonazistët në Teksas”.

Në këtë mënyrë revista i ka ndërlidhur vërshimet që janë shkaktuar nga uragani Harvi me përleshjet e paradokohshme në Sharlotsvil, ku u konfrontuan neonazistët dhe antiracistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button