fbpx

Uragani që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare

Uragani që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare, informon ambasadorja shqiptare në Amerikë, Floreta Faber.

Përmes një postimi në Facebook, Faber tha se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.

“Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!”, shkruan ambasadorja shqiptare në SHBA në postimin e saj

Në Hjuston komuniteti shqiptar përbëhet nga 500-600 familje. Ambasada e Shqipërisë ka vënë në dispozicion edhe kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.washington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 që janë të hapura për çdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close