Kërkohet lirim i gazetarit të Azerbajxhanit

Grupi Reporterët pa Kufij mbrëmë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit, Afqan Muxtarli, i cili ishte rrëmbyer në Gjeorgji dhe ishte burgosur në Azerbajxhan para tre muajsh, shkruan REL.

Ky grup për mbrojtjen e gazetarëve e ka dënuar Azerbajxhanin për “ndjekjen e gazetarëve të pavarur sikur që është Muxtarli”, i cili ka jetuar në ekzil në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku ishte rrëmbyer më 29 maj.

Grupi Reporterët pa Kufij tha se Muxtarli është mirë me shëndet megjithqë vuan nga sëmundja e diabetit dhe ka pasur problem me shtypje të lartë të gjakut.

Megjithatë, avokatët e tij thanë se ai është dobësuar dukshëm prej se ishte rrëmbyer dhe ka pasur momente kur nuk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk i është lejuar vizitë nga familja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button