Hjuston: Imponohet orë policore për parandalimin e plaçkitjeve

Zyrtarët e qytetit Hjuston, i cili është përfshirë nga vërshimet, mbrëmë vonë kanë shpallur orë policore për parandalimin e plaçkitjeve në hapësirat e evakuuara, derisa të reshurat e shiut gjatë uraganit Harvey, kanë arritur rekord të ri në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Zyrtarët thanë se ora policore në Hjuston, që është qyteti i katërt më i madh në Shtetet e Bashkuara, do të imponohet prej orës 5 të mëngjesit e do të vazhdoj i pakufizuar.

“Ju nuk mund ta drejtoni makinën e as të jeni në ndonjë vend publik”, tha shefi i policisë në Hjuston, Art Acevedo, dhe ka shtuar se “ne kemi pasur problem me plaçkitje të armatosura, me njerëz me armë”.

Zyrtarët e Hjustonit thonë se po përgatiten për strehimin e përkohshëm të 19 mijë njerëzve, derisa Kryqi i Kuq Amerikan, tha se 17 mijë njerëz kanë kërkuar strehim.

Policia tha se i ka shpëtuar më se 13 mijë vetë nga uji i vërshimeve në Hjuston.

Autoritetet kanë raportuar për dhjetëra të vdekur nga vërshimet.

Gjatë vizitës në rajonin e përfshirë nga vërshimet gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kjo katastrofë ishte “me përmasa epike”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button