Kuvend, deputetët sot fillojnë punën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë prej sot fillon me punë pas pushimit vjetor që deputetët e shfrytëzuan prej datës 18 të këtij muaji.

Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, për sot janë caktuar seanca të Komisionit për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim. Në rend dite janë raportet për punë të Drejtorisë për Kundërzbulim për vitin 2016 dhe të Agjencisë për Zbulim.

Për sot është paralajmëruar edhe takimi i anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me delegacionin e Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Seanca plenare është caktuar për më 4 shtator në të cilën deputetët duhet të debatojnë për Propozimin për shpalljen dhe emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.

Pas shkarkimit të prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski, Qeveria më datën 22 të këtij muaji solli konstatim që t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shpallë emërimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë.

Procedura zbatohet në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button