Seancë e Komitetit të punës për Euro Integrime

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë  sot do të realizohet seancë e Komitetit të punës për Euro Integrime (KPEI) ku  seancën në cilësi të kryetarit, do ta udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani.

Tema e takimit do të jetë aktivizim i Komitetit punues për Euro Integrime (KPIE) dhe në përgjithësi vënia e tij në funksion, por me qëllim të përforcimit të sistemit institucional për menaxhim dhe koordinim si dhe zgjidhje më efektiv të çështjeve lidhur me procesin euro- integrues.

Në takim, zëvendëskryeministri Osmani do ta prezantojë progresin e zbatimit të pjesës së tretë të Planit 3-6-9.

Në seancë përveç sekretarëve shtetërorë të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryesuesit e nën- komiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button