Kush proteston? Klasat e mesme, më shumë se të varfërat

Është një enigmë që ka siguruar ushqim për humor për të djathtët dhe u ka shtuar vramendjet të majtëve për breza të tërë: Përse njerëzit e klasës së mesme shpesh duken më shumë të interesuar për aktivizmin, sesa njerëzit e klasës punëtore, të cilët përfitojnë më së shumti prej tij?

Tani një artikull i botuar në “Economic Journal” jo vetëm që konkludon se kjo tendencë e bazuar në klasat ekziston në një numër vendesh dhe periudhash kohore, por përpiqet edhe ta shpjegojë atë, duke argumentuar se “është pesimizmi politik që pengon të varfërit të marrin pjesë, ndërsa klasat e mesme janë më optimiste për të ardhmen, pas një ndryshimi të mundshëm të regjimit”.

Autorët Heng Chen dhe ëing Suen nga Universiteti i Hong Kongut analizuan të dhënat e pjesëmarrjes politike nga “ëorld Values Survey”, të cilat mbulojnë 78 vende, nga viti 1994 deri në vitin 2007.

“Të dhënat sugjerojnë se klasat e ulëta dhe të larta me të vërtetë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në demonstrata kundër qeverive, sesa ato të shtresave të mesme sociale”, thuhet në një deklaratë që promovon studimin.

PAsi thonë këtë, autorët argumentojnë se të dhënat nxjerrin në pah tri pika kryesore.

Së pari, se “sa më të varfër janë të anketuarit e “ëorld Values Survey”, aq më shumë gjasa ka që ata të jenë pesimistë politikisht”.

Së dyti, thonë ata, “të dhënat tregojnë se njerëzit që kanë pikëpamje më pesimiste rreth ndryshimeve reale në politikë, janë më pak të prirur që të marrin pjesë në aksione politike masive”. Autorët zbuluan se ndërsa mbi 20 përqind e të anketuarve më pak pesimistë kishin marrë pjesë në një demonstratë kundër një qeverie, nga ana tjetër, më pak se 10 për qind e më pesimistëve e kishin bërë një gjë të tillë.

Së fundi, thotë deklarata, “provat tregojnë se njerëzit e varfër nuk kanë njohuri të mjaftueshme për statusin e tyre aktual në shoqëri dhe kanë tendencë të besojnë se janë më afër klasës së mesme, nga sa janë në të vërtetë”.

“Si rezultat, të varfërit gabimisht besojnë se shumë më tepër njerëz janë po aq pesimistë sa ata, gjë që i pengon ata të ndërmarrin veprime”.

Si të ndryshohet kjo? Autorët komentojnë: “Ana tjetër e monedhës së zbulimeve tona, është se informacioni i ri rreth mënyrës se si funksionon bota, mund të ndryshojnë besimet pesimiste të klasës së ulët dhe t’i nxisë ata të veprojnë”. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button