Qeveria: Pakësohet borxhi publik, është siguruar mekanizëm për mbështetje për pushim vjetor për punëtorët me të ardhura të ulëta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Analizën e strukturës së portofolit të borxhit publik dhe shpenzimeve të normës së interesit.

Në mbledhje, siç kumtoi sot pasdite shërbimi qeveritar për shtyp, është miratuar informata se në periudhën e kaluar Qeveria më tepër është shkarkuar se sa që është detyruar dhe se normat e interesit të detyrimeve të reja janë më të ulëta se normat e interesit me të cilat paraprakisht kanë qenë të detyruar qytetarët.

Nga ana e Qevrisë është miratuar edhe procedura me të cilën operacionalizohet masa për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta, për të cilën janë siguruar mjete financiare me Ribalancin e buxhetit për vitin 2017.

“Me këtë masë Qeveria e vazhdon sezoni turistik dhe siguron subvencione për punëtorët me të ardhura të ulëta. Ministria e Ekonomisë është e obliguar për realizimin e kësaj mase, ndërsa të drejtë për të do të kenë qytetarët, përkatësisht familjet me të ardhura deri 22 mijë denarë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button