fbpx

Ahmedi ‘çmend’ Maqedoninë: Më mirë një ndeshje me Shqipërinë sesa titullar atje

Një ndër emrat surprizë te Kombëtarja, Valon Ahmedi tregon se e ka bërë zgjedhjen me zemër dhe për të është më mirë të luaj vetëm një ndeshje me Shqipërinë sesa titullar me Maqedoninë.

Në një deklaratë për mediat, talenti shqiptar tha se ai ndihet krenar për grumbullimin dhe premtoi se do te japë maksimumin për Shqipërinë, shkruan SYRI.net.

“Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maqedonia se është niveli më i ulët. Thonin ‘e ke të sigurt që do të luash’. Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren kuqezi se sa çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam shqiptar ndihem shqiptar, përballë Maqedonisë do te jetë një takim si gjithë të tjerat”, u shpreh ai.

Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close