Qeveria nuk i miratoi raportet e ish KD të MIA-s

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme i miratoi raportet për punën e Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA), si dhe raportet për llogarinë vjetore dhe për punën financiare të agjencisë në vitin 2016, në të cilën është konstatuar ulje e të ardhurave.

Për shkak të kësaj, siç kumtoi shërbimi qeveritar për informimin, Qeveria rekomandoi pavarësi më të madhe në punën e agjencisë në vitin 2017.

Në seancën e sotme, Qeveria ka marrë vendim të mos i miratojë raportet për punën e ish anëtarëve të Këshillit drejtues të MIA-s.

“Ky vendim është sjellë në bazë të mendimit të shumicës në diskutimin në seancën e Qeverisë, sipas të cilës, anëtarët e KD të agjencisë jomjaftueshëm janë angazhuar në punën e Këshillit Drejtues”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button