Rashkovski: Procedurë penale do të ngritet kundër të gjithëve të cilët nuk kanë ardhë në punë dhe kanë marrë rrogë

Procedurë adekuate do të ngritet kundër të gjithëve të cilët nuk kanë ardhë në punë, dy, tre apo katër vite, ndërkaq kanë marrë rrogë. Shpresoj që edhe gjatë ditës së nesërme do të ngritet procedurë adekuate penale për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 824.000 eurove. Këtë sot e theksoi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dragi Rashkovski.

Revizioni i brendshëm, siç u kumtua dje, në kuadër të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka konstatuar se prej 80 deri 166 persona të cilët kanë qenë të punësuar nga ana e ish-Sekretariatit të përgjithshëm nuk kanë ardhur në punë, ndërkaq kanë marrë pagesë tëmjeteve financiare, përkatësisht rrogë.

Ai informoi se shtatë personave të punësuar në Sekretariatin e përgjithshëm u ndërprehet marrëdhënia e punës me vendime të nënshkruara nga sekretari i mëparshëm Kiril Bozhionovski më 1.06.2017. Shkaku, siç tha, për ç’shkak u ndërprehet marëdhënia e punës pa kurfarë ngritje të procedurës adekuate është e njejtë ajo për të cilën fola dje, ndërkaq ajo është mosardhja tre ditë një pas një në punë në muajin e fundit.

Prej këtej, theksoi ai, parashtrohet pyetja si është bërë selektimi nga ajo përmbledhje e 80 personave, vetëm shtatë persona në suaza të Sekretariatit të përgjithshëm të marrin vendim largimi për shkak se të gjithë kanë trajtim të njejtë para ligjit dhe të gjithë nuk kanë ardhë në punë në dy, tre apo katër vitet e fundit.

Sipas tij, bëhet fjalë për përgjegjësi të cilën do ta kërkojnë në mënyrë solidare nga ana e punëdh[n[sit përkatësisht nga sekretari i përgjithshëm dge nga ana e  punëtorëve të cilët edhe pse e kanë ditur se duhet të vijnë në punë dhe e kanë ditur se me vetëdije duhet t’i kryejnë detyrat e veta të punës, ndërsa nuk kanë ardhur në punë.

“Disponojmë me evidencë me shkrim dhe atë si dëshmi do t’i parashtrohet Prokurorisë publike ku shihet se këta të punësuar në dy, tre apo katër vitet e fuindit varësisht cili kur është pranuar në punë, njëherë në javë bë orarin e përgatitur paraprakisht kanë ardhur të nënshkruhen se janë të prnaishëm atë ditë. Në katër ditët e tjera nuk kanë pasur kurfarë obligimi dhe në ditën e njejtë kur kanë ardhur në punë nuk kanë pasur kurfarë obligimi tjetër por vetëm thjeshtë është dashur të vijnë dhe të nënshkruhen”, tha Rashkovski.

Sipas tij, që të jenë gjërat edhe më të tmerrshme, këta të punësuar kanë shjfrytëzuar pushime vjetore, mungesë të paguar, janë vlerësuar në mënyrë fiktive për punën e vet dhe kanë marrë vlerësim të njejtë 3 nga shkaku që sipas ligjit, me marrje të vlerësimit të mesër ju as shkoni lartë, as shkoni poshtë në avancimin e vet, por mbeteni në pozitë të njejtë në të cilën keni qenë para vlerësimit.

Theksoi se bëhet fjalë për një veprim të organizuar në të cilin në bashkëpunim dhe koordinim mes sekretarit të mëparshëm, të punësuarve të cilët kanë marrë rrogë dhe shërbimet të cilat e kanë organizuar veprimin e tillë.

“Prandaj sipas Kodit penal të Republikës së Maqedonisë do të ngritet procedurë adekuate pata institucioneve adekuate. Procedura disiplinore e cila është ngriotur nga ana ime është në kornizë të afateve të caktuara ligjore, janë respektuar maksimalisht Ligji për nëpunës shtetëror dhe Ligji për marrëdhënie të punës dhe lirisht nëse dikush konsideron se është shkelur ndonjë dispozitë nga ky ligj mund ta kontestojë”, theksoi Rashkovski.

Sqaroi se procedura disiplinore është ndërprerë, nuk do të[ thotë se nuk do të vazhdojë, por, siç tha, është ndërprerë deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale në pajtim me nenin 8b të Ligjit për zgjedhje.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve procedura disiplinore do të vazhdojë, por kjo nuk do të thotë se duhet ta presim përfundimin e zgjedhjeve lokale në mënyrë që të ngrisim procedurë adekuate para institucioneve kompetente për konstatimin e përgjegjësisë penale dhe për dëmtim të buxhetit prej 824.000 eurove”, tha Rashkovski.

Informoi se ky numër i personave të cilët gjatë viteve prapa nuk kanë ardhë në punë, ndërkaq ishin pranuar në Sekretariatin e përgjithshëm prej vitit 2015 e këtej pakësohet dhe vjen deri te numri prej rreth 60 njerëzve për arsye që në vitin 2015 ai numër i personave të cilët nuk kishin ardhur në punë, ndërkaq kanë marrë rrogë paraqet 600.

“Ata persona me kalimin e kohës sipas të gjitha gjasave si filloi të publikohen bombat politike dhe si ndjehej humbja e pushtetit nga ana e VMRO-DPMNE-së janë sistemuar nëpër vetëqeverisjet lokale dhe në institucione, ndërmarrje publike të cilat janë në kompetejnca të vetëqeverisjes lokale”, shtoi Rashkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button