fbpx

E gjithë bota tallet me këpucët e Melanias gjatë vizitës në Texas-in e përmbytur #VIDEO

Donald dhe Melania Trump janë nisur të vizitojnë Texas-in e goditur nga një uragan me pasoja tragjike. Në këtë katastrofë natyrore forca të shumta janë mobilizuar, por ende banorët janë në rrezik.

Nisja e Donald dhe Melania Trump për në Texas është ajo që pritet nga presidenti në kohë krize, por veshja e Melania-s është krejtësisht e papërshtatshme.

Ndërsa Presidenti ka veshur një palë këpucë sportive, me xhaketë kundër shiut, duke iu përshtatur kushteve klimatike në Texas, por edhe duke qëndruar i thjeshtë ndërsa populli i tij po përballet me këtë katastrofë të dhimbshme për disa familje dhe kërcënuese për të tjera, bashkëshortja shihet e veshur me një palë këpucë me majë dhe takë të hollë.

Pjesa tjetër e veshjes mund të konsiderohet e pranueshme, bluzë dhe pantallona të zeza dhe një xhaketë bomber, duke e mbyllur me syze aviator, por këpucët me taka të holla janë krejtësisht të papërshtatshme për një vend të prekur nga uragani. Ose ndoshta ka menduar që i duhet pak lartësi në një tokë të përmbytur…

Megjithatë kjo është një zhvendosje e kotë e vëmendjes, kur mendimet duhet të jenë të gjitha te vuajtja e banorëve të Texas-it që po përballen me pasojat e rreshjeve dhe uraganit Harvey.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close