Në Universitetin e Tetovës filloi afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj

Në Universitetin e Tetovës filloi sot afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.

Procesi i regjistrimit do të zhvillohet në të gjithë 13 fakultetet e Universitetin tonë, nga dita e sotme, 29 gusht e deri më 4 shtator 2017. Të interesuarit të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për t’u regjistruar si studentë në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Tetovës, duhet t’i kenë të rregulluara këto dokumente: Fletëparaqitje, që merret në hapësirat e Universitetit; Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve, si dhe Certifikatë për nënshtetësi.

“Ne, prej sot kemi filluar me afatin e dytë të aplikimit për regjistrimin e studentëve. Pas përmbylljes me sukses të afatit të parë, ku u realizuan të gjitha pritshmëritë tona, ne shpallëm konkurs për mbajtjen e afatit të dytë për regjistrim. Nga ajo që vërehet edhe këtë afat, interesimi i të rinjve për t’u regjistruar në Universitetin tonë është i kënaqshëm. Deri më 4 shtator besojmë se interesimi do të jetë edhe më i madh dhe ne do t’i përmbushim objektivat tona. Më 5 shtator do të mbahet provimi pranues për kandidatët të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar në drejtimet të cilat kanë provim pranues. Ndërsa, më 6 shtator  në ora 08:30, në ueb faqen e Universitetit www.unite.edu.mk do të shpallen rezultatet preliminare. Apelojmë deri te të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vinë të regjistrohen në Universitetin tonë, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre akademike në këtë universitet”, tha përgjegjësi i Zyrës për Arsim në Universitetin e Tetovës, Ibrahim Neziri brahim Neziri.

Për të gjitha programet studimore në të cilat mund të mbeten vende të lira, Universiteti i Tetovës do të shpall edhe afatin e tretë për regjistrim.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button