Deskoska u takua me delegacionin e ekonomisë gjermane në Maqedoni

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot pati takim me delegacionin e ekonomisë gjermane në Maqedoni, të përbërë nga shefi i delegacionit Patrik Martens, koordinator i projektit Tobijas Bole dhe asistentin projektues Dejan Çupovski.

MASH kumtoi se në takim është bërë fjalë për popullarizimin e arsimit të mesëm profesionist dhe reformat në planet dhe programet mësimore, të cilat duhet të kontribuojnë në krijimin e njerëzve të rinj, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm do të jenë me kualifikim të lartë dhe kompetitiv në tregun e punës.

Deskoska e potencoi nevojën e inkuadrimit të odës ekonomike në proces me qëllim të harmonizimit më të mirë në nevojat e tregut të punës dhe profilizimit të kuadrit punues dhe theksoi se investimi dhe modernizimi i arsimit të mesëm profesionist i rrit gjasat e të rinjve për vende të reja pune.

Sipas llojit të arsimit, këtë vit numri i nxënësve të saporegjistruar në gjimnaze arrin 6.665, ndërsa numri i nxënësve të saporegjistruar në shkollat e mesme profesioniste arrin 10.023 nxënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button