Një autobus ka rënë nga ura në Egjipt, 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë vdekur, ndërsa dhjetëra janë lënduar pasi autobusi ka rënë nga ura pas përplasjes me një kamion, transmeton Tanjug.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit gjithsej janë lënduar 42 persona, ndërsa aksidenti ka ndodhur në provincën Beni Suef në rreth 100 kilometra nga Kajro.

Ministria egjiptiane nuk saktëson kur saktë ka ndodhur aksidenti, lajmërojnë mediat lokale, të cilat shkruajnë se lloji i këtyrе aksidenteve janë të shpeshta në këtë vend për shkak të rrugëve të këqija dhe mosrespektim të shenjave të qarkullimit nga ana e shoferëve të automjeteve transportuese dhe autobusëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button