Qeveria miratoi ndryshime të Ligjit për ndërtesa pa leje

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Hollësi për ndryshimet ligjore, në konferencë për media në orën 14:30 do t’i publikojë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Qeveria e shqyrton edhe informacionin për borxhin publik dhe shtetëror, si dhe më shumë hollësi për punën e ndërmarrjeve publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.

Në rend dite të seancës është edhe Propozim – programi për punën e Qeverisë deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Para kabinetit qeveritar janë edhe informacionet dhe propozimet për vendimet e sfera të ndryshme nga sistemi ekonomik dhe politik, si dhe pika lidhur me progresin në procesin e integrimit evropian, statusin e realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO dhe për nivelin e shfrytëzimit të implementimit të fondeve nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button